Transmetuar më 18-06-2019, 18:15

Tre shqiptarë janë arrestuar në Aeroportin Orio Al Serio, sapo zbritën nga avioni.

Në prangat e policisë kanë rënë Ardit Harizi, i lindur në Shqipëri, në vitin 1991, Pullumb Tafa, i lindur në Shqipëri, në vitin 1986, dhe Klajdi Kondo, i lindur në Shqipëri, në vitin 1984.

Ky i fundit i kishte shpëtuar një arrestimi në moshën 15-vjeçare me akuzën e shitjeve të drogërave të rënda.

Sipas policisë së vendit fqinj, Harizi dhe Tafa u ndaluan në të njëjtën kohë sapo zbritën nga avioni, ku ishin nisur nga Tirana.

Ardit Harizi është personazh i njohur për autoritetet italiane pasi menaxhonte një grup që merrej me trafikun e drogës.

Harizi ishte përgjegjës për furnizimin personal të përdoruesve të shumtë.

Grupi i shqiptarëve gjithashtu dispononte shumë armë zjarri, të mbledhura në 31 maj të 2017-ës. Policia e Bergamos i sekuestroi një pistoletë të kalibrit FN Browing 7.65 mm. Gjithashtu policia gjeti edhe 9 fishekë të fshehur në një zgavër pllakash, në ashensorin e shkallëve C, të kompleksit në Via San Bernardino 139/R.

Nga ana tjetër. Klajdi Kondo u ndalua sapo mbërriti në Itali, nëpërmjet një fluturimi nga një qytet rumun. Të tre të arrestuarit u dërguan na burgun e Bergamos. /k.k/noa.al/