Vendimi për negociatat në tetor, Rama: Lajm pozitiv nga Europa
Transmetuar më 18-06-2019, 18:23

Edhe pse vendimi për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë do të merret në vjeshtë, Kryeministri Rama e ka quajtur lajm pozitiv nga ana e Europës përpos luftës politike sipas tij që po bëhet në vendin tonë.

“Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave, pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes, që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës, për të bllokuar negociatat me sharje, kërcënime, molotovë e përgjime baltosëse, Shqipëria po reziston”, shkruan Rama në Facebook.

Ndërkohë, në një postim të dytë, kreu i qeverisë shkruan se në rrugën drejt zgjedhjeve 30 qershorit, “le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë”.

“Ministrat e jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, me synim muajin tetor. Le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë. Të gjithë bashkë në 30qershor”, shruan Rama.

Sakaq, vendet skeptike të BE-së kërkuan më shumë kohë për të shqyrtuar raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. /k.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...