Shtyrja e negociatave, Cakaj: U kërkua kohë për të shqyrtuar raportin e KE-së
Transmetuar më 18-06-2019, 19:32

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj e lidh drejtpërdrejt me kohën që kërkojnë disa vende të Europës vendimin e Këshillit për të shtyrë në tetor vendosjen për negociatat me Shqipërinë.

“Vendimi vjen drejtpërdrejt nga mungesa e kohës së mjaftueshme për vendimmarrje të përgjegjshme, për procedurat e brendshme të disa vendeve anëtare.

Në mungesë së kohës së mjaftueshme, dhe krahasuar me rëndësisnë e çështjes, vendimi për negociatat duhet të merret jo më larg se dita e fundit e muajit tetor”, tha Cakaj.

Ministri në detyrë u shpreh se edhe sot Këshilli i Europës vlerësoi raportin e Komisionit Europian si baza mbi të cilin tregohet se Shqipëria i ka përmbushur kushtet.

“Këshilli vlerëson në mënyrë pozitive raportin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, dhe thotë se raporti është referenca kryesore që Shqipëria ka plotësuar kushtet për të nisur bisedimet”, tha ndër të tjera Cakaj.

Sipas tij, Shqipëria e ka merituar hapjen e negociatave që vitin e kaluar pasi në të njëjtin vit ka nisur edhe procesi “screening” që është faza e parë pas hapjes së negociatave.

Cakaj pranoi se shtyrja e vendimammrjes nuk është një lajm inkurajues për Shqipërinë. /k.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...