Transmetuar më 18-06-2019, 19:52

Pastrimi i thelpinjve të hudhrës është i bezdisshëm por jo më pasi të shihni këtë video e cila është bërë virale.

Në pamje duket se sa e thjeshtë është për të pastruar hudhrën në vetëm pak sekonda.

Të dielën, një përdoruese e Tëitter publikoi videon duke qëruar hudhrën në pak sekonda vetëm me një thikë.

"Si dikush që bën shumë ushqim korean, kjo është metoda më e mirë për ta pastruar shpejt hudhrën", shkroi ajo.

I gjithë sekreti është të vendosësh thikën në mes të secilit thelb hudhre. Videoja u publikua të dielën dhe që prej asaj dite është bërë virale duke marrë miliona klikime. /k.k/noa.al/