Transmetuar më 18-06-2019, 20:29

Ndodh që të mos ndiheni në formë në këto ditë të nxehta, dhe diçka e rëndë duket sikur iu peshon mbi trup.

Është normale, por ka një zgjidhje se si mund të rifitoni energjitë.

Supa me hudhra dhe qepë është një recetë perfekte për të rritur mbrojtjen e trupit.

Përveçse të mirave si perimet e tjera, qepa dhe hudhra ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve të ndryshme.

Por çfarë ju duhet për ta bërë këtë supë?

3 qepë

1 karrotë

2 thelpinj hudhër

1 rep i bardhë

570 ml lëng supe

2 luge vaj ulliri dhe kripë e piper

Përgatitja: I prisni qepë, karotat, dhe repën e bardhë dhe shtypini hudhrat. I tiganisni në vajin e ullirit, e pasi të kenë marrë pak faqe hidhni dhe lëngun e supës. Lëreni të zjejë për 20 minuta, dhe shtoni kripën dhe piperin. /k.k/noa.al/