Transmetuar më 18-06-2019, 20:47

Administrata e Bashkisë së Shkodrës ka shkuar në ambientete e KZAZ-së numër 2 për të marrë materialet zgjedhore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku u regjistruan edhe përplasje fizike mes tyre dhe mbështetësve të PD-së.

Materialet zgjedhore ndodhen në ambientet e shkollës “Shajnaze Juka” ku qytetarët tentuan të hapnin qepenat.

Përveç efektivëve të policisë, aty ndodhen edhe forca të specializuara për të parandaluar çdo situatë të rëndë.

Ndërkohë Bashkia Shkodër u ka dërguar një shkresë shkollave të qytetit dhe në njësitë administrative të saj të mos lejojnë të aksesohen nga persona dhe institucione të paautorizuar na Bashkia e Shkodrës për të hyrë në këto objekte.

Bashkitë që administrohen nga të djathtët kanë urdhëruar zbatimin e dekretit të Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve, dhe kanë kërkuar lirimin e ambienteve ku ishin vendosur KZAZ-të. /k.k/noa.al/