Transmetuar më 18-06-2019, 22:24

Kryetarja e Lëvizjes Socialsite për Integrim e sheh fajin te Kryeministri Rama dhe Qeveria e tij vendimin e Këshillit të Europës për të shtyrë për në qershor vendimmarrjen sa i përket negociatave me Shqipërinë.

“Shpresat për çeljen e negociatave me Shqipërinë u shuan edhe këtë qershor! Bashkimi Europian dha sinjalin më të fortë se perspektiva europiane me Edi Ramën dhe qeverinë e tij është e pamundur”, shkruan Kryemadhi në Facebook.

Në këtë kontekst, kryetarja e LSI-së e sheh zgjidhjen e problemit te largimi i Kryeministrit Rama.

“Largimi i Ramës dhe çlirimi i sistemit nga diktatura e krimit, është e vetmja rrugë për Shqipërinë dhe shqiptarët! Ne jemi të vendosur në kauzën tonë, për themelin e demokracisë, për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Jemi të vendosur në anën e drejtë të historisë në luftën pa kompromis me krimin e organizuar dhe krijimin e një Shqipërie me mundësi të barabarta dhe liri ekonomike, që shqiptarët ta ndërtojnë jetën këtu, në shtëpinë e tyre”, vijon Kryemadhi.

Ajo e mbyll postimin me ftesën për pjesëmarrje në protestën e ditës së premte, në 21 qershor. /k.k/noa.al/