Transmetuar më 18-06-2019, 23:36

Publiku shqiptar e njeh për rolin e Halimesë në serialin “Ertugrul”, e cila bëri për vete me pamjen e saj dhe tiparet e saj të plota.

Mësohet se aktorja turke Esra Bilgiç është sërish vetëm, pas dy vitesh martesë.

Mediat turke shkruajnë se bashkëshorti i saj, futbollisiti Gokhan Tore e ka tradhtuar dhe kjo ka çuar në ndarjen mes tyre.

Madje në televizionin Kanal D janë publikuar foto të Tore me një femër tjetër, e cila thuhet se është bërë shkak për ndarjen.

Ndarja e dy personazheve të njohur bëri bujë, duke qenë se në vitin 2017 ata u martuan në një ceremoni madhështore ku mori pjesë edhe Presidenti Recep Tayip Erdogan. /a.y/noa.al