Transmetuar më 19-06-2019, 08:00

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë një prej çifteve më simpatike të ekranit.

Teksa ditën e djeshme, Xhensila ka publikuar një foto që sheh egër, në mënyrë ironike e ka shoqëruar edhe me diçiturë.

“Ai momenti kur vajza është në gjumë, edhe Besi rrëzon gjysmën e tenxhereve në kuzhinë”, shkroi Xhensila.

Por këto fjalë të sajat nuk e kanë lënë indiferent aktorin, i cili i është kthyer me të njëjtën gjuhë lidhur me vajzën e tyre Ajka.

“Po pra po, kur e zgjoj unë thuhet pse e zgjove, kur e zgjon ti vetë, thua kishte orarin për ta zgju ajo tani”, i shkruan Besi. /a.y/noa.al