Transmetuar më 19-06-2019, 09:39
Ilir Bajri

Gjykata e Shkodrës ka vendosur që Ilir Bajri, pjesë e bandës së “Bajrave” në qytetin verior, të ekstradohet drejt Italisë.

Ekstradimi i tij do të bëhet me kusht, pas kërkesë së Prokurorit Frederik Laloshi.

Ekstradimi i tij me kusht drejt Italisë, bëhet pasi ndaj Bajrit, është në vijim një procedimin penal Nr. 60/2018, nga ana e Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Kështu u vendos që Ilir Bajri nuk do të ekstradohet n Itali, për aq kohë sa të jetë e nevojshme për procedimin penal dhe gjykimin në themel të çështjes në Shqipëri.

Ilir Bajri akuzohet se në 4 gusht të vitit 2006, ka vrarë Pal Kosterin, pranë banesës së tij, në fshatin Stom-Golem, pak metra larg Urës së Bardhajve.

Gjithçka pas një konflikti me dy nga djemtë e viktimës të cilët janë pronarë të një lokali në Velipojë.

Sakaq ai kërkohet edhe nga drejtësia italiane, për krime të kryera atje. /a.y/noa.al