Transmetuar më 19-06-2019, 11:29

Në vijim të fushatës me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, Kryeministri Edi Rama u ndal ditën e sotme për një bisedë me banorët e njësisë nr.1.

Në bisedë me ta ai u ndal në përgjimet e publikuara nga gjermania ‘Bild’, ku tha se opozita merret me përgjime që duhet të ishin hetuar.

“Nxjerrin përgjime sikur dhe ne nuk duhet të flasim në telefon edhe të thonë ça po ndodh. Nxjerrja nga konteksti është e rëndë. Nuk më shqetëson ato pjesë ato biseda i bëj prapë, janë biseda për fushatën komisionerët, ndaj i mundim ata se jemi të organizuar dimë se çfarë bëjmë. Historia aty ishte me këtë Flamur Nokën me ca rrugaçë që shkonte godiste njerëz. Po ca ti bësh bërtet hajduti kapni hajdutin.” u shpreh Rama.

Lidhur me përplasjet në KZAZ, ku përfaqësuesit e opozitës kërkojnë tërheqjen e materialeve zgjedhore, ai e cilësoi si përpjekje të dëshpëruar.

“Është e qëllimshme, për të bërë foto për të çuar jashtë idenë që ky vend s’meriton të hapen negociatat. Se po të hapen negociatat kanë frikën e drejtësisë, siç ka ndodh me vende të tjera”, deklaroi kreu i qeverisë. /a.y/noa.al