Tensione të forta në KZAZ Kukës, FNSH përdor gaz lotsjellës
Transmetuar më 19-06-2019, 12:57

Tensionet kanë përfshirë edhe Bashkinë e Kukësit, ku protestuesit kanë tentuar të bllokojnë mbledhjen e materialeve zgjedhore.

Mbështetësit e opozitës po djegin goma para KZAZ, nr 11 të Kukësit në palestrën e gjmnazit të qytetit. Si pasojë e kësaj situate FNSH ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën që ndodhej para KZAZ.

Mbështetës të PD-së, policia bashkiake kërkojnë të hyjnë në KZAZ për të larguar materialet zgjedhore në mbështetje të dekretit të presidentit, ndërkohë që policia e shtetit dhe FNSH po përpiqen ti ndalojnë.

Lidhur me situatën ka reaguar dhe kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehi, i cili i ka kërkuar policisë të mbështesë bashkinë, ndërsa iu ka bërë thirrje qytetarëve të vetëpërmbahen.

“Nuk mund të ketë zgjedhje pa dekret të presidentit dhe çdo veprimtari që po zhvillohet pas dekretit është e paligjshme. Kam kërkuar lirimin e ambienteve. Kërkoj nga policia zbatimin e ligjit dhe mbështetjen e bashkisë. U bëj thirrje qytetarëve për vetëpëmbajtje. Situata është e acaruar”, ka deklaruar Shehi./b.l/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...