Deklarata e Ramës për ndalimin e lëvizjes së lirë, PD: Të palëkundur nga kërcënimet
Transmetuar më 19-06-2019, 13:27

Partisë Demokratike reagon ndaj deklaratës së Kryeministrit Edi Rama për ndalimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve, për gjithë ata që kryejnë krim elektoral.

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho thotë se pasi i la pa gjykata dhe drejtësi, Edi Rama sot i kërcënoi shqiptarët se do t’u heqë lirinë për të lëvizur nëpër botë, të cilën e fituan pas shumë vuajtjesh e sakrificash.

“Polici, gazlotjellës, dhunë, kërcënime frikësim, përçarje dhe nxitje të vëllavrasjes. Këto janë mjetet me të cilat Edi Rama po përpiqet të ruajë pushtetin dhe paratë që ka vjedhur. Nuk do ta shpëtojë dot asgjë. Opozita është e palëkundër kundër pushtetit të tij kriminal dhe shqiptarët janë të vendosur për të mbrojtur demokracinë dhe për të ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin”, shprehet Spaho.

Ky qëndrim vjen pasi ditën e sotme Rama tha se “Kush kryen krim elektoral nuk do të lejohet që të dalë nga vendi për 5 deri në 10 vite’.

Ai bëri me dije se kjo masë do të kalojë në seancën e nesërme parlamentare. /a.y/noa.al

Nisma nesër në Kuvend, “Nuk do lejohen të dalin nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral”

Loading...
loading...
Loading...