Transmetuar më 19-06-2019, 13:40

Policia e Lezhës ka bërë arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së Gjin Markut, krim i ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm në zonën e Mërqisë.

Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, policia vijoi kontrollet e pandërprera për lokalizimin dhe kapjen e autorit ku  falë edhe bashkëpunimit me familjarët  e të dyshuarit, në mesditë u bë ndalimi i tij.

Kështu u vu në pranga Tonin Ndoj, 50 vjeç, banues në Lezhë, si autor i dyshuar i vrasjes së 65-vjeçarit  pas një konflikti për motive të dobëta.

Gjithashtu u sekuestrua arma tip kallashnikov, me të cilën dyshohet se  ka kryer krimin

Mësohet se viktima dhe Ndoj, kishin lidhje familjare dhe se i dyshuari ishte dhëndri i familjes së Markut.

Në vendin e ngjarjes u gjet edhe një kamioçinë e ngarkuar me bar, e cila ishte ngarkuar nga viktima.

Dyshohet se 50-vjeçari i kishte kërkuar Markut që ti jepte barin e korrur, por kjo gjë nuk është pranuar duke bërë që situata të degradojë në vrasje.

Ndaj të arrestuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve  luftarake”. /a.y/noa.al

Vrasja me armë zjarri në Lezhë për motive pronësie, kush është viktima dhe i dyshuari

Ekzekutohet me armë zjarri një person në Lezhë