Transmetuar më 19-06-2019, 14:06

Partia Demokratike pretendon se gjatë tensioneve në KZAZ-në e Burrelit ditën e sotme, ku mbështetës të opozitës nxorën jashtë materialet zgjedhore dhe iu vunë zjarrin, ka mbetur një person i plagosur.

I plagosuri quhet Alfred Lika, i cili thuhet se është goditur nga Forcat Speciale.

“Në paligjshmëri të plotë me veprimet e tyre, i kanë shkaktuar fraktura të rënda në kokë. Alfred Lika, vëllai i kryetarit të PD, Burrel, është nisur me helikopter drejt Tiranës”, thotë PD.

Gjatë momenteve të tensionit policia përdori gaz lotsjellës ndaj zyrtarëve të bashkisë së Burrelit të cilët pretendojnë se po zbatojnë dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhje më 30 qershor.

PD thotë se pavarësisht dhunës se policisë e cila në shkelje të ligjit ndërhyn me dhunë në KZAZ Burrel, zyrtarët e bashkisë kanë ndërhyrë dhe kanë nxjerrë jashtë materialet zgjedhore duke zbatuar kështu dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. /a.y/noa.al

Digjen materialet zgjedhore në KZAZ-në e Burrelit, policia përdor gaz lotsjellës