Transmetuar më 19-06-2019, 14:25

Qenë slite që vrapojnë në ujë, duke kaluar në një akullnajë pjesërisht të shkrirë.

Fotografia e publikuar nga zona e Inglefield Bredning është më simbolikja e të gjithave, e cila tregon shkrirjen e shpejtë të akullnajës në verilindje të Groenlandës.

Një fotografi e shkrepur në 13 qershor nga Steffen Olsen, shkencëtar i qendrës së oqeaneve dhe akujve në institutin meteorologjik danez, gjatë një misioni për rikuperimin e pajisjeve të humbura, e cila u përhap me shpejtësi.

Olsen shkroi në Twitter se për të rikuperuar materialin meteorologjik dhe oqeanografik të dëmtuar muaj më parë, ekipi i tij u bazua në njohjet e gjuetarëve të zonës, të cilët me qentë e tyre rrëshqisnin në akullnajë, shkruan noa.al.

Në imazh duket sikur qentë Husky ecin në ujin e një liqeni të madh edhe pse sipas Olsen, nën ujë është një lastër akulli e trashë prej 1.5 metra, e cila aktualisht është e mbuluar nga uji. /a.y/noa.al