Transmetuar më 19-06-2019, 15:53

Një tentativë për vrasje fatmirësisht është parandaluar në kohë nga policia e Vlorës dhe nuk ka përfunduar me viktima.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku pas marrjes së informacionit se në fshatin Babicë e Madhe ka konflikt me armë midis dy personave, menjëherë shërbimet e policisë janë afruar në vendin e ngjarjes duke bërë parandalimin e një vrasje të mundshme.

Konkretisht në vendin e quajtur "Alikokë" Babicë e Madhe, shtetasi A. S., 44 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë gjahu (teke) shtetasin L. S., 46 vjeç, për motive të dobëta (kurshurinj me njëri-tjetrin).

Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e menjëhershëm të shtetasit A. S, për veprat penale "Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe atyre sportive".

Lidhur me rastin, materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/