Tensionet në KZAZ, Manjani- Ramës: Ndale dhunën, o kryeministër
Transmetuar më 19-06-2019, 16:20

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani referuar zhvillimeve të fundit në vend, i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që t’i hapë rrugë zhvillimit të zgjedhjeve paqësore.

përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Manjani shprehet me ironi se është vetë populli që zgjedhë se kush “vetëvritet” dhe jo shefi i qeverisë.

“Ndale dhunën, o Kryeministër! Hapi rrugë zgjedhjeve paqësore. E vendos populli se kush vetvritet, jo ti!”-shkruan Manjani.

ndërkohë si gjatë ditës së djeshme, po ashtu edhe sot ka patur ko frontime fizike mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe Policisë së Shtetit në disa qytete të vendit./b.l/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...