Transmetuar më 19-06-2019, 17:11

Të shumta kanë qenë reagimet e sotme nga përfaqësues të opozitës lidhur me ngjarjet e ndodhura në disa KZAZ në Bashkitë e drejtuara nga PD-LSI.

Përmes një postimi në Facebook, Petrit Vasili i LSI-së u ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj që të largohen, se ndryshe do të jetë vonë, duke paralajmëruar një përkeqësim të situatës.

“Banditët po dërrmohen…….pa kthim!! Kryeministri kriminel dhe ministri i brendshëm bandit tashmë janë identifikuar qartë si përgjegjësit kryesore për shkeljen dhe dhunimin e ligjit. Ta harrojnë këta dy banditë se do të bëjnë Shqipërinë çiflig të tyre.

E dinë shumë mirë që pretenca e ikjes ju është dhënë të dyve, edhe ne e dimë se ku dhe nga kush….. E dimë që ju duhen ca ditë për të zhdukur letrat që i komprometojnë keq, ndonëse kopjet e tyre janë atje ku duhen….. Ikni shpejt budallenj, koha është tani nesër do të jetë vërtetë shumë vonë”, thekson Vasili./b.l/noa.al/