Transmetuar më 19-06-2019, 17:22

Uji në një përzierje me frutat, perimet dhe erëzat ndihmon metabolizmin të ndajë në mënyrë efikase vlerat ushqyese dhe antioksidantët. Gjithashtu ndihmon në rinovimin e qelizave të dëmtuara, eleminon fryrjen ose dhjamin e barkut. Ja 3 recetat që mund t’i përgatitni shumë thjesht në kushte shtëpiake.

1.Xhinxher me kastravec, limon dhe mente

Përbërësit: 1 kastravec i prerë në feta, xhinxher, 2 feta limon, gjethe menteje, pak kripë, ujë.

Në një enë, shtoni përbërësit dhe më pas ujë. Përzierjen vendoseni në frigorifer për 3 orë dhe më pas konsumojeni.

2.Limon dhe kastravec

Përbërësit: 1/2 kastravec, 1 limon, gjethe menteje, ujë

Në fillim, ndani në feta kastravecin dhe limonin dhe më pas shtoni gjethet e mentes. Të gjithë përbërësit vendosini në një enë me ujë (diku te 1.5 litër) dhe lëreni një natë në frigorifer para se ta konsumoni.

3.Luleshtrydhe me borzilok dhe limon

Përbërësit: 10 kokrra luleshtrydhe, 2 feta limon, borzilok

Në enë, vendosni të gjithë përbërësit dhe më pas ujin. Kini parasysh që të shtoni shumë borzilok (diku te një grusht). Përbërjen lëreni në frigorifer për 3 orë para se ta shërbeni.