Transmetuar më 19-06-2019, 18:13

Luis Enrike nuk do të jetë më trajner i Spanjës. Tekniku 49-vjeçar është larguar nga drejtimi i kombëtares për shkak të disa problemeve familjare që ka pasur kohët e fundit.

Ishte presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, që nëpërmjet një konference të jashtëzakonshme për shtyp, njoftoi largimin e Enrike, pa u mbushur ende 1 vit në drejtimin e skuadrës.

Ndërkohë është emëruar edhe trajneri i ri që do të drejtojë kombëtaren spanjolle deri në fund të Euro 2020. Ai do të jetë Roberto Moreno. Ai mbante aktualisht postin e zv.trajnerit, ndërkohë që i është besuar timoni i ekipit kombëtar.

Enrike mori drejtimin e Spanjës në korrik të 2018, duke zëvendësuar Fernando Hierrën i cili në atë periudhë bëri paraqitje zhgënjyese në Botërorin e Rusisë.

Me Enriken Spanja ka bërë paraqitje të mira në eliminatoret e Europianit, pasi aktualisht renditet në vendin e parë me pikë të plota pas 4 ndeshjesh në Grupin H./b.l/noa.al/