Transmetuar më 19-06-2019, 18:09

Babe Ruth njihet si legjenda e bejsbollit. Fanela e tij doli në ankand dhe u ble menjëherë.

Ajo që bëri përshtypje ishte çmim, plot 5.64 milion dollarë.

Kështu, fanela e tij ka vendosur rekord për çmimin më të lartë për një artikull sportiv, njoftoi Hunt Auctions.

Fanella që legjenda e bejsbollit mbajti veshur me New York Yankees nga 1928-30, theu rekordin e mëparshëm të vendosur nga vetë Ruth.

Një fanellë e tij nga viti 1920 është shitur në një ankand për 4.4 milionë dollarë.

Hunt Auctions mbajti ankandin të shtunën në partneritet me familjen e Ruthit me mbi 400 artikuj që dolën në shitje, përfshirë fanellën. /k.k/noa.al/