Transmetuar më 19-06-2019, 18:28

Parazitët janë organizma që jetojnë “në kurriz” të një organizmi tjetër! Ata vijnë në forma dhe madhësi të ndryshme dhe mund të shkaktojnë probleme të shumta shëndetësore kur nuk trajtohen në kohë.

Parazitët mund të jetojnë gjithashtu në organizmin e njeriut për vite pa shkaktuar simptoma, por kur këto të fundit shfaqen, përfshijnë shenjat si: dhimbje barku, diarre, të përziera ose të vjella, gazra ose fryrje barku, dhimbje stomaku ose lodhje, humbje peshe etj.

Parazitët e brendshëm mund të shkaktojnë probleme të shumta shëndetësore, por konsumimi i erëzave është një mënyrë natyrale për të forcuar imunitetin dhe florën bakreriale dhe për të trajtuar parazitët e zorrëve.

Karafili- ka veti të fuqishme antibakteriale, antivirale dhe anti-fungale. Vaji esencial i karafilit vret parazitët e brendshëm duke shkatërruar vezët që krimbat vendosin në traktin e zorrëve. Është e vetmja barishte që mund të shkatërrojë plotësisht vezët e parazitëve.

Hudhra- mund të bëjë mrekulli kur vjen puna tek parazitët në sajë të enzimave të fuqishme antifungale. Është në gjendje të shkatërrojë mikroorganizmat e rrezikshëm dhe të stimulojë eliminimin e metaleve të rënda nga trupi.

Vaji i rigonit- është i pasur me antioksidantë që parandalojnë dëmtimin nga radikalet e lira. Është anti-parazitare, anti-fungale, antivirale dhe antibakteriale.