Transmetuar më 19-06-2019, 19:23

Një sasi rekord prej 15 mijë kilogram kokainë është kapur nga autoritetet në një port anijesh në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara.

Vlera e lëndës narkotike përllogaritet në 1 miliardë dollarë.

“Kjo është një nga konfiskimet më të mëdha të drogës në historinë e Shteteve të Bashkuara”, tha prokurori amerikan për Qarkun Lindor të Pensilvani, William McSwain.

“Kjo sasi e kokainës mund të vriste miliona-miliona njerëz. Zyra ime është e angazhuar që kufijtë tanë të jenë të sigurt dhe rrugët të jenë të sigurta nga narkotikët vdekjeprurës“, tha ai.

Kokaina u sekuestrua pasi u gjet në një anije mallrash MSC Gayane, e cila kishte udhëtuar nga Kili, Panamaja dhe më pas në Bahamas.

Autoritetet federale në Pensilvë arrestuan dhe akuzuan dy nga anëtarët e ekuipazhit të MSC Gayane. /k.k/noa.al/