Transmetuar më 19-06-2019, 20:22

Cardi B, pësoi një incident në skenë në festivalin muzikor dhe artistik të Bonnaroos, në Manchester, të  Tennessee (SHBA).

Ngjarja ndodhi më 16 qershor, gjatë koncertit, teksa këngëtarja po bënte tëerk për të kënaqur publikun.

Cardi B, njihet për të pasmet bombastike, dhe pavarësisht incidentit, ia doli ta menaxhojë situatën profesionalisht.

“Veshja ime u gris”, i tha ajo fansave e cila nuk u përpoq të mbulonte incidentin.

Pas deklaratës, ajo doli nga skena dhe u kthye brenda disa minutash me një kostum.

“Ne duhet të vazhdojmë. Ne duhet të jemi seksi. Nuk e di si do ia bëjmë me këtë veshje, por do ia dalim”, tha Cardi dhe performoi për 45 minuta disa nga hitet e saj.

Cardi B, njihet për lirshmërinë e saj në media dhe daljet që tërheqin vëmendjen.

Ajo gjithashtu ka pranuar se ka kryer ndërhyrje kirurgjikale në trupin e saj./a.k/noa.al/