Transmetuar më 19-06-2019, 21:09

Etrit Berisha kaloi një pjesë të mirë të ndeshjeve në stol, te Atalanta gjatë sezonit që lamë pas.

Portieri i Kombëtares shqiptare mund të largohet nga skuadra bergamaske këtë verë, por jo nga “Seria A”.

Mediet në Itali raportojnë se Spal insiston për të marrë shërbimet e 30-vjeçarit.

Portieri Emiliano Viviano, pritet të largohet këtë verë nga Spal për tu rikthyer në Portugali te Sporting Lisbonë, skuadër e cila ka edhe kartonin e portierit.

Skuadra e Spalit e konsideron Berishën si një pasues të denjë të Vivianos.

Kujtojmë që më parë, Berisha ka luajtur edhe për Lazion./a.k/noa.al/