Transmetuar më 19-06-2019, 21:49

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në qytetin e Kavajës, atje ku punonjës të bashkisë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike, tentuan të lironin ambientet ku është vendosur KZAZ 42, por u përballën me policisë.

Bardhi nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, i bën thirrje kryeministrit të ndalojë sulmin ndaj qytetarëve.

Bardhi shkruan në reagimin e tij “Edi Rama ndalo menjëherë sulmin ndaj qytetarëve të Kavajës dhe tërhiq menjëherë rrethimin policor që i ke bërë qytetit të lirisë”.

“Të dashur bashkëqytetarë të mi, ju jeni në të drejtën tuaj për mbrojtjen e Kushtetues dhe demokracisë.

Por, është koha të tregoni vetëpërmbajtje dhe mos bini pre e provokimeve. Edi Rama ka skenar dhune dhe ju nuk duhet të bini pre të këtij skenari,”, shkruan Bardhi.