Njihuni me trajnerin e ri të Milanit për 2 vitet e ardhshme
Transmetuar më 21-06-2019, 10:51

Marko Xhiampaolo është zyrtarisht trajneri i ri i Milanit.

51-vjeçari nga Zvicra i ka dhënë fund aventurës me Sampdoria-n, pasi ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Milanin.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi milanez që saktëson se Xhiampaolo do të fillojë punë nga 1 korriku.

Gjatë karrierës së tij si trajner Xhiampaolo ka zhvilluar 270 ndeshje në ‘Seria A’, ndërsa në total ka drejtuar 324.

Ai në të kaluarën ka drejtuar ekipe si Kaljari, Siena, Katania, Çesena, Brashia dhe Empoli, ndërsa kjo do të jetë aventura e parë në një ekip të madh.

Te Milan, Xhiampaolo zëvendëson Gatusso-n, i cili sezonin e fundit e renditi skuadrën në vendin e 5 në “Seria A”.

Loading...
Loading...