Transmetuar më 22-06-2019, 16:25

Ish trajneri i Interit, Gigi Simoni është shtruar në një spital në Pisa, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Tashmë në moshën 80-vjeçare, Simoni është ndjerë keq në banesën e tij dhe është dërguar menjëherë në spital, ku po merr trajtim intensiv.

Sipas mediave italiane, gjendja e ish trajnerit zikaltër është vërtetë e rëndë, ndërsa bota e futbollit po lutet për shëndetin e tij.

Gigi Simoni i ka kushtuar 60 vite të jetës së tij futbollit, teksa pas karrierës si lojtar, ka punuar si trajner e drejtues, derisa vendosi të tërhiqej para pak muajsh.

Ai drejtoi Interi nën sezonin 1997-1998, duke arritur të fitojë Kupën UEFA, me një skuadër që kishte në gjirin e saj edhe Ronaldo fenomenin.