Transmetuar më 22-06-2019, 20:29
Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një të mituri ka ndodhur në Kosovë.
Një 10 vjeçar ka ndërruar pasi ka rënë në ujërat e Drinit të Bardhë.
I ndjeri O. Th., ishte nga fshati Kramovik.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi përmes një postimi në Facebook.
Ky është postimi i Latifit në Facebook:
Sot në ujërat e Drinit të Bardhë, u mbyt fëmiu 10 vjeçar O. Naim Thaçi nga Kramoviku.
Në këto momente të rënda të dhimbjes dhe pikëllimit për familjarët, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta. Vdekje si kjo e O. na pikëllojnë të gjithëve. Pusho në paqe, O.”-/a.k/noa.al/