Transmetuar më 23-06-2019, 10:02

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, njëkohësisht edhe lojtar me ekipin e Napolit, është fare pranë kalimit në Spanjë, tek Atletiko Madrid.

Duket e pashmangshme ndarja e tij me Napolin ku prej vitesh luajti si mbrojtës, ndërsa ka ardhur koha për një aventurë të re.

20 milion euro është e gatshme Atletiko të paguajë për talentin shkodran, 5 më pak nga sa kërkon Napoli.

Interes për Hysaj ka shfaqur edhe Juventusi, veçanërisht nëse Maurizio Sarri që i di vlerat e Elseid Hysajt. /k.k/noa.al/