Refuzojnë të punojnë, çifti gjerman i Instagramit i kërkon fansave që të paguajnë për pushimet e tyre
Transmetuar më 24-06-2019, 01:42

Çifti i famshëm i Instagramit Elena Engelhardt dhe Catalin Onc kanë shkaktuar shumë polemika së fundmi online.

Dyshja gjermane i kanë kërkuar ndjekësve në rrjetet sociale të paguajnë për pushimet e tyre në Afrikë me kushtin që ato të regjistrojnë qëndrimin e tyre dhe ta ndajnë me ta online.

Për shkak se janë të famshëm në këtë rrjet social ata nuk e shohin të arsyeshme që të punojnë për shkak se mendojnë se kanë mjaftueshëm influencë sa të bindin fansat që të paguajnë për ta.

Elena dhe Catalin kanë hapur një fondacion ku fansat e tyre mund të dhurojnë para. Shuma që duhet mbledhur brenda muajit korrik është plot 10.000 euro.

Momentalisht jetesën e tyre e siguron mamaja e djalit ndërkohë që të gjithë ndjekësit online po i ‘kryqëzojnë’ me komente negative.

Loading...
Loading...