Rikthehen Lojërat Olimpike në Itali, organizohen në Milano më 2026
Transmetuar më 25-06-2019, 18:48

Milano-Cortina ka fituar të drejtën për të organizuar Lojërat Olimpike dimërore në 2026.

Kandidatura italiane ka marrë 47 vota kundrejt 34 të Stoccolm-Aare, të Suedisë.

Kështu është vendosur në mbledhjen e fundit të zhvilluar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në Lozanë të Zvicrës.

Olimpiada rikthehet kështu në Itali pas 20 vitesh, pas asaj të zhvilluar në Torino në vitin 2006.

“Nuk mund të hyj në mendjet e kolegëve të mi. Por nëse më pyesni se çfarë besoj, diferenca në votim tregon mbështetjen e popullit: 83% e të pyeturve dëshironin në Itali dhe 55% zgjodhën opsionin kur u pyetën për Suedinë” – ka thënë presidenti i CIO-s, Thomas Bach.

Menjëherë pas lajmit, ka shpërthyer festa në Cortina.

Në këmbanën e qytetit është vendosur një flamur italian 30 metra, ndërsa në shesh njerëzit kanë filluar të këndojnë himnin italian.

Olimpiada 2026, Milano-Cortina garanton një rritje financiare prej 2 miliardë euro në Itali.

Investimet e parashikuara nga Komiteti Olimpik Italian shkojnë rreth 346 milionë euro për të ndërtuar fshatrat olimpikë dhe qendrat e medias, përveç ndërhyrjeve specifike në impiantet ekzistente dhe ato që do të ndërtohen.

Shpenzimet e parashikuara deri tani janë 1 miliard e 170 milionë euro, ndërsa në Torino 2006 u shpenzuan 1 miliard e 229 milionë euro.

Loading...
Loading...