Transmetuar më 25-06-2019, 20:26

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Enea Mihaj, është transferuar zyrtarisht te klubi i PAOK.

Duke filluar që nga sezoni i ardhshëm, mbrojtësi do të mbajë veshur fanellën e PAOK-ut të Selanikut.

Mihaj kërkohet edhe nga Olympiacos e Benfica por ai zgjodhi PAOK-un.

Mihaj ka firmosur për 4 vitet e ardhshme me kampionët e Greqisë dhe zyrtarizimi i transferimit të tij te PAOK-u ka ardhur një stil vërtet unik, me një video të publikuar nga kanali zyrtar i klubit selanikas.

Më poshtë keni videon e prezantimit të Mihaj te kampionët e Greqisë. /a.k/noa.al/