Fushata për zgjedhjet lokale, përse KQZ e ka zhdukur datën 30 qershor?
Transmetuar më 26-06-2019, 12:06

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke zhvilluar një fushatë mediatike ku sensibilizon dhe informon zgjedhësit për procesin e votimit që pritet të zhvillohet më 30 qershor 2019.

Sikurse shihni dhe imazhet që gjeni në galerinë që ju sjell noa.al, në asnjë nga reklamat e shpërndara nga KQZ nuk gjendet data 30 qershor e zhvillimit të zgjedhjeve.

Në të gjitha imazhet e fushatave të KQZ për këtë proces votimi shkruhet vetëm “Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore 2019” pa e specifikuar datën e shumëdiskutuar.

Pakujdesi, apo e qëllimshme? Të jetë pakujdesi, zor se mund të besohet për vetë faktin se KQZ ka pasur të gjithë kohën e mjaftueshme për ti përgatitur dhe konfirmuar këto reklama. Dhe po të shihet fushata e vitit 2017 në reklamat e atëhershme qartësisht ishte e shkruar data e zgjedhjeve, 25 qershor, sikurse e shihni në galeri.

Disa thonë se kjo është pjesë e një plani të KQZ për të përdorur këtë fushatë në një datë tjetër të mundshme të zhvillimit të zgjedhjeve, pasi Presidenti i Republikës e anuloi datën 30 qershor duke njoftuar se në vijim do të shpallë një datë të re. /noa.al/

Loading...
Loading...