Transmetuar më 26-06-2019, 12:43

Quhet Reza Parastesh dhe njihet si Lionel Messi iranian. Jo për aftësitë e tij në fushë se sa për ngjashmërinë me kampionin argjentinas.

Sozia e futbollistit ka përfunduar në vëmendjen e mediave, për shkak se është denoncuar për abuzim seksual.

Reza Parastesh duke përfituar nga ngjashmëria me futbollistin, ka mashtruar 23 vajza duke kryer marrëdhënie seksuale me to.

Nga ana e tij lidhur me këto akuza Rezsa ka shkruar në Instagram, “Ju lutem mos luani me reputacionin dhe besueshmërinë e njerëzve. Nëse lajmi do të kishte qenë i vërtetë, unë do të kisha shkuar në burg, besomëni. Tashmë do bëj gjithçka për të luftuar në mënyrë ligjore në mënyrë që të mos baltoset emri im”.

Ngjashmëria me Messin ka bërë që i riu iranian të përmirësojë jetën, duke u bërë model për disa kompani, shkruan noa.al.

Pak javë më parë në një intervistë deklaroi se, “Ëndrra ime është që të takoj Messin e vërtetë. Kam tentuar shumë herë, por nuk ia kam dalë. Mendoj se ka dëgjuar të flitet për mua”. /a.y/noa.al