Transmetuar më 26-06-2019, 14:22

Merkato Europiane zien në këto ditë të nxehta dhe në këtë vorbull nuk bëjnë përjashtim as lojtarët e kombëtares shqiptare, shumica e të cilëve këtë periudhë pritet të bëhen me skuadër të re.

Në pritje të disa zyrtarizimeve të tjera tashmë është e sigurtë se kapiteni Mërgim Mavraj nuk do të jetë më pjesë e Ingolshtat, me të cilët këtë sezon zbriti në Bundesliga 3.

Sot 33-vjeçari ka nënshkruar me Grouther Furth që militon në Bundesligën 2 gjermane. Me ekipin e ri kapiteni i kombëtares ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur për dy vitet e ardhshme.

Për Mavraj është një rikthim pasi në kaluarën teksa është aktivizuar për tre sezone me këtë skuadër, nga viti 2011-2014, duke regjistruar 119 ndeshje me këtë fanellë. Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, Mavraj theksoi se nuk kam ardhur këtu për të mbyllur karrierën.

Drejtuesit e klubit më bindën me projektin dhe lojën që duam të aplikojmë. Dua ta ndihmoj skuadrën për këtë”, u shpreh Mavraj./b.l/noa.al/