Transmetuar më 27-06-2019, 01:30

Google refuzon të konkurrojë me iPadin e Apple. Sipas një deklarate të zëdhënësit të kompanisë në faqen e internetit Business Insider, Mountain View ka ndaluar prodhimin e dy tabletëve që do të ishin pasardhësit e Pixel Slate 12.3 inç të nisur në vitin 2018.

“Produktet – shpjegoi ai – në testet e cilësisë nuk respektonin standardet e Google, i cili vendosi të nxjerrë në “pension” linjën e tabletëve”.

Kompania do të vazhdojë të zhvillojë sistemin operativ të saj, Chrome OS, në laptopë. Pastaj do të vazhdojë të prodhojë Pixelbooks, përveç smartphone-it Pixel me sistemin operativ Android.

“OS Chrome është rritur në popullaritet në një gamë të gjerë të pajisjeve dhe ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me ekosistemin tonë të partnerëve në laptopë”, tha zëdhënësi.

Megjithatë, sa i përket pajisjeve të prodhuara drejtpërdrejt nga Google, “ne do të përqendrohemi në laptopët e Chrome OS”.

Slate Pixel do të mbështetet ende, në kuptimin që ajo do të marrë përditësime softueri dhe sigurie.

Ndalimi që bëri Google sjell për pasojë mungesën e zhvillimit të softuerëve për tabletët ndaj dhe iPad me sistemin e tij mbetet zgjedhje unike për këtë format.