Transmetuar më 27-06-2019, 01:57

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar rezultatet e provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë për “Maturën Shtetërore 2019”.

Në provimin e zhvilluar me 12 Qershor kanë marrë pjesë 36,412 maturantë.

Nga rezultatet e publikuara rezulton se kalueshmëria është 94.8%.

Rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore për lëndët e tjera do të publikohen sipas afateve të parashikuara në “Rregulloren e MSH 2019”.

Listën e plotë e gjeni KËTU.