Transmetuar më 27-06-2019, 09:38

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka një mesazh për të gjithë shqiptarët që duan të shkojnë për pushime vere.

Gjithçka lidhur me gjërat që duhet të kenë kujdes, pasi në të kundërt rrezikojnë që të mos marrin vizë në të ardhmen.

“Do të udhëtoni në SHBA për pushime këtë verë? Sigurohuni që të respektoni të gjitha rregullat e vizës tuaj! Ju nuk mund të punoni ose të shkoni në shkollë ndërsa jeni në SHBA me vizë turistike. Mosrespektimi i rregullave mund ta bëjë më të vështirë për ju që të merrni një vizë tjetër në të ardhmen. Keni pyetje për çfarë është e lejuar të bëni ose jo ndërkohë që jeni në SHBA me një vizë turistike?

Më pyesni mua! Pyet Anen”, thuhet në njoftim. /a.y/noa.al