Transmetuar më 27-06-2019, 11:13

Kur vetëm tre ditë ndajnë nga zgjedhjet e 30 qershorit, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka një mesazh për qytetarët amerikanë.

Në të thuhet se zgjedhjet vendore në Shqipëri do të mbahen më 30 qershor 2019 dhe se votimi është planifikuar nga ora 7:00 deri në orën 19:00.

“Zgjedhjet do të mbahen në çdo bashki shqiptare. Numërimi do të pasojë në qendrat e numërimit dhe mund të zgjasë deri në disa ditë në disa bashki. Incidentet e lokalizuara të dhunës kohët e fundit kanë vënë në shënjestër zyrtarët e zgjedhjeve dhe materialet e votimit,

duke ngritur perspektivën e dhunës shtesë ose shqetësimeve të tjera në ditën e zgjedhjeve, në ditët që i paraprijnë dhe përmes numërimit të votave në qendrat e numërimit”, thuhet në mesazh.

Më tej iu kërkohet qytetarëve që të jenë vigjilent dhe të shmangin çdo zonë ku mund të ketë shenja të dhunës si dhe këshillohen që të ndjekin mediat për të parë zhvillimet. /a.y/noa.al