Makina bie në humnerë, dy të vdekur në autostradë
Transmetuar më 29-06-2019, 12:05

Dy të rinj kanë humbur jetën sot në një aksident të rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, në Kosovë.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se viktimat janë Arianit Bytyqi, 26 vjeçar dhe Gentrit Gallopeni, 20 vjeç.

Aksidenti u regjistrua në aksin Suharekë-Duhël, kur makina me dy të rinjtë përfundoi në anën tjetër të autostradës, duke përfunduar në humnerë.

Në momentin që kanë kaluar mburojën e trasesë së parë të autostradës dhe duke tentuar të kalojnë në trasenë tjetër kanë rënë në humnerë pasi që hapësira në mes dy traseve është afër 3 metra.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në këtë tragjedi. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...