FOTOT/ Në jahtin luksoz të Ronaldos
Transmetuar më 30-06-2019, 01:03

Pas ditëve greke, ylli i Juventusit po i shijon aktualisht pushimet në Rivierën Franceze, bashkë me partneren, Georgina Rodriguez. Nën rrezet e diellit dhe freskinë e detit, portugezi po i rikuperon energjitë, pas një sezoni debutues në Serie A. Çifti VIP po e shijon luksin “shëtitës” në një jaht mahnitës, të quajtur “Africa”, i cili kushton 15 milionë stërlina. Ai mund të jetë i juaji edhe po ta marrësh me qira për shumën e 180.000 stërlinave në javë. Ky lloj jahti u prodhua në kantierët italianë të “Benetti” në vitin 2010. Ai iu nënshtrua një rinovimi vitin e kaluar dhe është parajsa në det.

Ky jaht ka një rreze prej 8.8 metrash dhe mund të strehojë deri në 12 persona, në gjashtë kabina, duke përfshirë një suitë luksoze. Të gjithë mund të ulen brenda tri kuvertave me ajër të kondicionuar. “Africa”, gjithashtu, ka hapësirë për të strehuar edhe 9 anëtarë të ekuipazhit. Ronaldo dhe Georgina mund të pushojnë në një xhakuzi të gjerë, në kuvertën e diellit. Jahti ka edhe një palestër plotësisht të pajisur në bord, nëse të dy dëshirojnë ta mbajnë fizikun e tyre të tonifikuar. Nuk mungon edhe Wi-Fi, nëse çifti nuk dëshiron të lidhet me internetin përmes paisjeve elektronike personale.

Patjetër, në funksion të CR7 dhe partneres së tij janë edhe lodrat e ujit. “Africa” mburret me një numër objektesh rekreative, me të cilët nuk do të mërziteshe kurrë në det. Të tillë janë: “Seadoo RXP-X RS 300 Waverunners”, “Seadoo 260 HP Waverunner jet ski”, “F5S Seabobs”, që përdoren për zhytje, si dhe shëtitje ujore.

Por, ky nuk është fundi i argëtimit. Ronaldo dhe Georgina, gjithashtu, kanë një kinema natyrore në jaht, që përdor një projektor dixhital “Sony Ultra HD 4K”, i cili është i përkryer për të parë një film nën yjet e natës, pas një dite të mbushur me zhytje e shëtitje në det. Për çiftin romantik, “Africa” ka një tavolinë ngrënieje në pjesën e sipërme, si për t’i afruar ato më afër… qiellit. Ky lloj jahti është ndërtuar me superstrukturë alumini.

Ai përmban stabilizues të ankorimit, që kufizon ndjenjën e tmerrshme të “sëmundjes së detit” edhe në ujërat më të egra, ku duan të pushojnë. Me një shpejtësi normale lundrimi prej 12 knots (njësi shpejtësie e barabartë me një milje detare në orë, saktësisht 1.852 km / h, simbol standard ISO për navigacion detar dhe ajror) dhe maksimale prej 23 knots, ky jaht mund të përshkojë një distancë prej 3.915 nm (nautical mile) me një mbushje të sebratorit.

Shikoni fotot që dalin për herë të parë:

Loading...
Loading...