Transmetuar më 30-06-2019, 18:54

Pjelloria e femrave është në rrezik për shkak të ndotjes së ajrit. Pluhurat që gjenden në ambient mund të ndikojnë negativisht te femra, duke ulur trefish pjellorinë e saj.

Është kjo ajo që thotë një studim italian i Universitetit të Modena dhe Reggio Emilia, i publikuar në revistën shkencore ‘Human Reproduction’.

Sa më e madhe të jetë ndotja, aq më shumë bie funksioni iu vezoreve.

Studimi i drejtuar nga Antonio La Marca, docent i gjinekologjisë, u bazua në 318 femra me banim në provincën e Modenas me moshë mesatare 38 vjeçe dhe ato me banim në

Emilia Romagna duke u krahasuar me faktorët ambiental si ndotja dhe temperatura.

Ky studim u shtri nga viti 2007 deri në vitin 2017, ku u vu re se femrat që jetonin me më shumë ndotje në ajër, rezultonin më pak periudhe, shkruan noa.al.

Po ashtu u vu re se femrat prireshin që ta sillnin në jetë më vonë fëmijën e tyre të parë, për shkak të zgjedhjeve personale por edhe prej kushteve ekonomike. /a.y/noa.al