Transmetuar më 01-07-2019, 08:29

Është e gjatë 1140 metër dhe e lartë 70 metër. Këto përmasa e bëjnë rrëshqitësen e ujit më të gjatë në botë.

Bëhet fjalë për atraksionin e ri turistik në parkun e Escape, në zemër të xhunglës së ishullit Penang në Malajzi.

Deri më tani rekordin e mbante rrëshqitësja prej 605 metrash në Action Park të New Jersey, i hapur në vitin 2015.

Ky park përtej të zakonshmes do të inaugurohet në muajin gusht dhe për ngjitjen në majën e tij do të përdoret një teleferik.

Ndërkohë i gjithë përshkrimi i rrëshqitëses është parashikuar që të zgjasë rreth katër minuta. /a.y/noa.al