Transmetuar më 01-07-2019, 08:58

Mick Schumacher do të jetë në fund të muajit korrik në drejtimin e makinës Ferrari, të cilën dikur e drejtonte i ati, kur fitoi titullin e shtatë si kampion bote i Formula 1 në vitin 2004.

Schumacher do i japë F2004 në pistën e Hockenheim para kualifikimit të 27 korrikut për Gran Premio në Gjermani dhe një ditë më vonë në paradën e tifozëve.

Michael Schumacher fitoi katër herë Hockenheim në Formula 1, në vitin 1995 me Benetton dhe në 2002, 2004, 2006 me Ferrari.

Djali i tij 20 vjeç, aktualisht garon në Formula 2, dhe vitin e kaluar u shpall kampion europe i Formula 3 në Hockenheim.

Ross Brawn, administrator i përgjithshëm i Formula 1, deklaroi se, “Do të jetë një moment emocionues të shohësh Mick duke i dhënë një makine që mban kaq shumë kujtime”. /a.y/noa.al