Transmetuar më 01-07-2019, 13:40

Një familje angleze prej 12 personash nga Luton, Berdfordshire u shua e gjitha gjatë luftimeve krahë të ashtuquajturit shtet islamik, ISIS.

Tre djemtë e mëdhenj të familjes Mannan, Mohammed Zayd Hussain, 25 vjeç, Mohammed Toufique Hussain 19 vjeç dhe Mohammed Abil Kashem Saker, 31 vjeç, u vranë gjatë luftimeve, ndërsa shtatë familjarë të tjerë, mes tyre edhe tre fëmijë me moshë nga 1 deri në 11 vjeç, u hodhën në erë gjatë një sulmi ajror.

Babai 75-vjeçar Muhammed, gjeti vdekjen nga një sëmundje e rëndë, ashtu si dhe e shoqja Minera.

Sipas deklarimeve të të afërmve këtë të premte, duket se familje ishte nisur në maj të vitit 2015 për në Turqi, duke kaluar kufirin drejt Sirisë prej nga dhe humbën gjurmët.

Dy muaj më vonë në një deklaratë, u mësua edhe arsyeja e largimit, ku familja Mannan, shprehej hapur në mbështetje të ISIS dhe e lumtur që më në fund jetonte në një tokë “të lirë nga korrupsioni dhe presioni i ligjit të krijuar nga njeriu dhe të drejtuar nga Sharia”.

Të afërmit e fisit thanë se që të 12 pjesëtarët e familjes h8umbën jetën, mes tyre edhe tre fëmijë 1, 5 dhe 11 vjeç. /a.y/noa.al