Transmetuar më 02-07-2019, 13:27

Vret motrën binjake, pasi ishte dashuruar me të dashurin e saj. Amanda Ramirez, 27 vjeçe nga New Jersey, pranoi vrasjen me thikë të motrës së saj Anna, për motive xhelozie.

Dy motrat ishin zënë egërsisht me njëra tjetrën, pikërisht për djalin në fjalë, deri kurë Amanda mori thikën dhe qëlloi për vdekje motrën binjake.

Pak para krimit të kësaj të diele, motra vrasëse kishte postuar në Facebook një foto me të motrën, ku shkruante “E njeh atmosferën”.

Fqinjët kur dëgjuan ulërimat, dhanë alarmin ku në banesë gjetën trupin e pajetë të Anna mes një pellgu gjaku.

Rezultoi se Amanda era ishte dashuruar me të dashurin e Annës dhe nuk e pranonte lidhjen mes tyre, shkruan noa.al.

Po ashtu hetimet zbuluan se djali në fjalë nuk kishte gisht në vrasje dhe po bashkëpunon me policinë për rindërtimin e ngjarjes. Fillimisht Amanda mohoi akuzat, por gjatë marrjes në pyetje u dorëzua. /a.y/noa.al