Transmetuar më 03-07-2019, 12:00

Nuk donte më që të jetonte në gënjeshtër! Kështu Bruce Downe, një amerikan nga Connecticut, vendosi që të dalë hapur dhe të tregojë se është gay, pas 23 vitesh martesë me ish-gruan e tij.

Pak kohë para tij, kishte qenë gruaja, ajo e cila i kishte treguar se kishte krijuar lidhje me një femër tjetër dhe se ishte lesbike. Por pak kohë pas të ëmës, edhe djali deklaroi se ishte homoseksual.

Kështu jetët e tyre të reja i festuan hapur fundjavën e lënë pas, në Pride Parade, të New York City, duke thënë “Tani jemi të lirë dhe të lumtur, pasi jemi vetja jonë”.

53-vjeçari i cili punon si infermier në New York, deklaroi se nuk mund të vazhdonte më përpara me gënjeshtra.

Pasi u divorcua nga e shoqja, Joanne Hamilton, e cila i tha se ishte lesbike, pak kohë më vonë mësoi se edhe djali i tyre Tyler 21 vjeç, ishte homoseksual, dhe këtë gjë e tregoi vetë i biri.

Tyler thotë se parada e këtij viti ishte e paharrueshme për të për shkak se ishte në krahë të së ëmës dhe të atit. Ndërkohë djali i madh i Bruce, i cili është 24 vjeç është i vetmi i familjes që është heteroseksual, shkruan noa.al.

Ndërsa ish-gruaja e ka gjetur tashmë një partnere, Bruce është në kërkim të dashurisë dhe thotë, “E di që do të vijë”. /a.y/noa.al