Transmetuar më 03-07-2019, 14:14

Gadishulli i Ballkanit vazhdon të mbetet në aktivitetin e të nxehtit me origjinë nga veriu i kontinentit Afrikan i cili po influencon temperatura shumë të larta në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E Enjte 04 Korrik 2019  

Mbetemi në ndikimin e motit te kthjellet dhe te nxehte. Zonat malore rrezikohen nga shira te izoluar gjate oreve te mesdites. Temperaturat e ajrit do te arrijne deri ne 39 gradë Celsius!

Moti do të mbetet i nxehtë ndërsa mesdita në zonat malore nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara në formën e stuhive. Era do të  jetë me drejtim  Veriperëndim (NW) me shpejtësi  7 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 3 me lartësi vale 0,3–0,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të  mbeten të larta.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore   18/37°C

Zonat e  ulëta  20/40°C

Zonat  bregdetare 23/36°C

JAVA

Kjo javë paraqitet kryesisht me kthjellime ne te gjithe territorin, perjashtuar mesin e javes ku vranësirat dhe shirat do te jene te pranishme, me te dukshme ne zonat malore. Temperaturat e ajrit do te jene te larta ku termometri do te ngjitet deri ne 39⁰C.

MUAJI

Persa i perket muajit Korrik, parashikohet i thate dhe i nxehte.

Reshjet do të jenë nën normën mujore përjashtuar ekstremin verior dhe zonat lindore ku reshjet do te jene disi më të pranishme.

Ndërsa temperaturat e ajrit do te jene mbi vlerat mesatare shumëvjeçare.

Më e ndjeshme kjo anomali paraqitet ne ultësirën perëndimore. /NOA.AL/